Kjo është gjendja e gruas që mbeti e lënduar nga rrëzimi i skelës në Gjilan

Një grua e moshës 30-vjeçare ka mbetur e lënduar pasi është zënë nga një skelë e një lokali i cili ishte duke u rregulluar në qendër të Gjilanit.

E njëjta është dërguar për në Spitalin e Gjilanit për trajtim të mëtutjeshëm.

Sinjali ka kontaktuar me ushtruesin e detyrës së drejtorit të këtij spitali, Arsim Emini, i cili ka treguar për gjendjen e të lënduarës.

“Në Spitalin e Gjilanit ka ardhur një e lënduar që i kanë rënë skelet, vitin i lindjes 1991. Ajo ka shtypje në regjionin kokës dhe trupit, mirëpo është më vetëdije. Tash priret të bëhen ekzaminimet shtesë”, ka thënë Emini.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia në Gjilan.

Ata kanë thënë që nga ky incident është lënduar një person, e cila është duke marrë trajtim mjekësor.

Tutje ata kanë shtuar se 30-vjeçarja ishte së bashku me një fëmijë, mirëpo fëmija nuk ka pësuar lëndime.

https://mediafokus.inforrezohet-skela-lendohet-nje-grua-ne-gjilan/