Arrestohet një person në Gjilan për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gjilan, meqë ka penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës, duke i sulmuar fizikisht.

I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR – Rr. Abdullah Tahiri, Gjilan 31.07.2024 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës duke i sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim