Rrëzohet skela, lëndohet një grua në Gjilan
Një grua ka mbetur e lënduar pasi është zënë nga një skelë e një lokali i cili ishte duke u rregulluar në qendër të Gjilanit.
Sinjali mëson se viktima bashkë me një fëmijë ishte duke kaluar afër lokalit në të cilin kishte punime e ku më pas skela kishte rënë mbi të.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia në Gjilan.
Ata kanë thënë që nga ky incident është lënduar një grua, e cila është duke marrë trajtim mjekësor.
https://mediafokus.infokjo-eshte-gjendja-e-gruas-qe-mbeti-e-lenduar-nga-rrezimi-i-skeles-ne-gjilan/