Policia në kërkim të disa personave, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e disa personave.
Policia po ashtu ka publikuar fotografitë e personave që dyshohet se janë përfshirë në vjedhje.
“Sektori i hetimeve të Kryeqytetit, me autorizime nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast vjedhjeve”, thuhet në njoftimin e policisë.