Policia njihet me ndryshimet në kodin penal që kanë të bëjnë me urrejtjen
Policia e Kosovës, bashkë me përfaqësues nga Prokuroria, kanë mbajtur një punëtori të organizuar dhe monitoruar nga seksioni për monitorim të Policisë së Kosovës , Misioni i OSBE-së në Kosovë, me temën “Prezantimi i ndryshimeve të reja të Kodit Penal në lidhje me dispozitat e krimeve të urrejtjes”.
Panelistët nga Prokuroria, në mënyrë të detajuar i kanë shpjeguar ndryshimet e fundit të Kodit penal në lidhje me dispozitat në fushën e krimeve të urrejtjes.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë ka thënë se gjatë takimit u diskutuan përvoja në lëmin përkatës, ndërkohë që edhe pjesëmarrësit u treguan shumë aktiv në debat.
Policia e Kosovës duke zbatuar ligjet e aplikueshme synon krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët e saj, ka thënë Hashani.

