Policia po heton mbi rrethanat e vdekjes në QKUK të një të burgosuri
Një person, i cili ishte dërguar për trajtim në QKUK, në gjendje të rëndë, ka ndërruar jetë. Rasti ëshrtë duke u hetuar nga policia.
Qendra e Paraburgimit – Hajvali, Prishtinë, 19.08.2021 – 08:05. Viktima mashkull kosovar, në gjendje të rëndë është dërguar në QKUK. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.

