Policia po heton vdekjen e një burri në Klinë dhe të një foshnje në Rugovë
Një burrë në Klinë është gjetur në lumë pa shenja jete, kurse në Rugovë një foshnje është sjelle pa shenja jete në spitalin e Pejës.
Rastet po hetohen nga policia.
Klinë 21.06.2022 – 15:15. Dëshmitari mashkull kosovar peshkatar ka informuar se kishte hasur në një trup të pa jetë (mashkull) në lum. Trupi i pajetë është tërhequr nga Mjekësia Ligjore. Rasti është duke u hetuar.
Rugovë, Pejë 21.06.2022-15:40. Raportohet se në Spitalin Rajonal Pejë është sjellë pa shenja jete një foshnje nëntë muajsh. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion.

