Policia realizon një operacion kërkimi për Besnik Osmanin, por nuk gjen asnjë gjurmë

Sot, më 11.04.2020, Policia e Kosovës, ka realizuar një plan kërkimi për qytetarin B.O. i cili është paraqitur si ‘person i zhdukur’ më datë 24.03.2020.

Nga orët e mëngjesit 96 zyrtarë policorë të njësive të ndryshme policore, përfshirë Njësinë K9 (njësia me qen), kanë realizuar kërkimet në zonën e fshatit Muqibabë, në një teren malor dhe mjaft të vështirë për kërkim.

Operacioni i kërkimit ka vazhduar deri në orët e mbrëmjes. Policia nuk ka arritur të gjej gjurmë e shenja që do të qonin në zbardhjen, gjetjen e personit të zhdukur.

Policia me këtë rast apelon tek të gjithë qytetaret që mund të kenë ndonjë informatë që do t’i ndihmonte rastit, ta lajmërojë policinë.

Njoftimi është publikuar nga policia e Kosovës/mediafokus.info