“Poshtë diktatura! Mos fol o llapaqen!”, incidenti para selisë së PS-së (VIDEO)

Një incident u shënua sot para selisë së Partisë Socialiste (PS), teksa sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, po i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

Në sfond u dëgjua një person, i cili, i indinjuar thirri me të madhe: “Poshtë diktatura! Mos fol o llapaqen! Mos fol!”

Në këtë moment Balla ndërpreu konferencën e cila po transmetohej live në televizione, për disa sekonda por më pas u kthye sërish edhe një herë për t’iu përgjigjur pyetjeve që gazetarët kishin ende prë të bërë.