‘Posta e shpejtë’ kapet me mallra kontrabandë në Kosovë

“Zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Hani i Elezit, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e kriminalitetit ndërkufitar, me theks të veçantë të kontrabandës, kanë intensifikuar patrullimet dhe operacionet policore në teren.

Kështu, më 22.10.2022 rreth orës 08:20 njësia policore patrulluese në fshatin Seqishtë-Hani i Elezit, ka ndaluar një automjet me targa vendore – postë të shpejtë, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ku janë hasur mallra që dyshohet të jenë kontrabanduar.

Gjatë kontrollit janë gjetur: tekstil, këpucë, pajisje elektronike etj.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, iniciohet rasti ‘kontrabandim me mallra’. Malli konfiskohet dhe i dorëzohet pikës doganore, ndërsa personi i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti është trajtuar nga njësitë përkatëse policore të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje dhe Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftimin.