Prej nesër, bartja e maskës bëhet obligative edhe kur jeni duke ecur vetëm
Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga data 29 gusht (e diel) të hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, duke rikthyer sërish kufizimin e lëvizjes, shtyrjen e fillimi të vitit të ri shkollor dhe shkurtimin e orarit të punës së gastronomisë.
Në vendimin e ri të marrë nga qeveria, bartja e maskave do jetë obligative edhe kur jeni duke ecur vetëm, për dallim prej vendimit të kaluar ku nuk ka qenë e oobliguar mëse keni qenë duke ecur vetëm.
Ndryshe, bartja e maskave është e obligueshme përveç në këto raste: gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtaret e ngushtë të familjes, gjatë vrapimit, çiklizmit dhe ushtrimeve fizike, gjatë ngrënies apo pijes.
Po ashtu, qeveria ka ndaluar hyrjen në ambientet e mbyllura pa vendosjen e maskës.

