Prej nesër nis vaksinimi i fëmijëve nga mosha 12-16 vjeç

Procesi i vaksinimit po zhvillohet pa pengesa dhe prej kësaj jave pritet të përfshihen edhe fëmijët në këtë proces, që deri tani ka pasur në fokus moshat e mëdhaja.

Prej nesër do të nis vaksinimi i fëmijëve nga mosha 12 deri 16 vjeç, ka paralajmëruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai tha se do t`i vaksinojë fëmijët e tij, rasportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut.

“Ka vende ku vaksinimi i fëmijëve është i obligueshëm, përkatësisht nuk do t`i pranojnë fëmijët në shkollë nëse nuk janë vaksinuar. Te ne nuk do të jetë i obligueshëm vaksinimi. Por unë do t`i vaksinoj fëmijët e mi. Mënyra e vetme për të arritur te imuniteti kolektiv është të vaksinohen fëmijët”, tha Filipçe.