BE ka doza të mjaftueshme për të imunizuar 70% të popullsisë së saj të rritur

Sot shtypi zviceran njofton se Bashkimi Evropian ka arritur qëllimin e tij për të patur doza të mjaftueshme për të imunizuar 70% të popullsisë së saj të rritur, sipas lajmit të dhënë nga kryetarja e Komisionit, Ursula von der Leyen.

Përgjegjësia për administrimin e dozave i takon qeverive të 27 vendeve anëtare dhe disa po lëvizin më shpejt se të tjerët, por Von der Leyen tha sot se “BE e mbajti premtimin e saj”.

Programi i përbashkët i blerjes së vaksinave të BE-së, i menaxhuar nga Komisioni Evropian, siguroi 330 milion doza BioNTech-Pfizer, 100 milion AstraZeneca, 50 milion Moderna dhe 20 milion Johnson & Johnson.

Të gjithë vaksinat përveç Johnson & Johnson kërkojnë që të injektohen dy doza për të arritur efektivitetin maksimal./MLH