Sipas dëshmitarëve okularë, një burrë hyri në skenë në Institutin Chautauqua dhe filloi të godiste me grushte ose me thikë Rushdien teksa ai po fliste. Autori u kap nga Policia.

Një video e postuar në internet tregon të pranishmit që nxitojnë në skenë menjëherë pas incidentit.

Aktualisht nuk dihet gjendja e Rushdie.

Libri i Rushdie “The Satanic Verses” është ndaluar në Iran që nga viti 1988, pasi shumë myslimanë e konsiderojnë si blasfemi. Një vit më vonë, lideri i ndjerë i Iranit, Ajatollah Ruhollah Khomeini, nxori dekret duke bërë thirrje për vdekjen e Rushdie.

Irani ka ofruar gjithashtu mbi 3 milionë dollarë si shpërblim për këdo që vret Rushdien.