Dy shtetas të Kosovës dhe një i Serbisë arrestohen si të dyshuar për vjedhje

Gjatë natës nga e mërkura deri të enjten, tre persona kanë hyrë në një ndërtesë tregtare në Tuggen, Kantoni Schwyz, transmeton albinfo.ch. Tani ata duhet të përgjigjen para prokurorit publik.

Raporti për vjedhjen u mor të enjten në orën 12:40, shkruan në një deklaratë Policia Kantonale e Schwyz-it, shkruan luzernerzeitung.ch. Një person i dyshuar ka hyrë në një objekt komercial dhe më pas është larguar me një automjet.

Makina është ndalur pak më pas në Wangen, shkruan tutje policia. Aty, policët kanë arrestuar tre autorë të dyshuar: një shtetas të Serbisë, 50-vjeçar dhe dy shtetas të Kosovës, një 31 dhe tjetri 39-vjeçar.

Mësohet se njëri prej tyre është dëbuar nga vendi. Automjeti përmbante mjete të dyshuara krimi dhe pasuri me prejardhje nga krimi. (foto ilustrim)