Prej sot në Maqedoni kafiteritë do të punojnë sipas modelit “Merr dhe Shko”

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, njoftoi se propozimi i Shtabit ndërkomunal të Gostivarit që krahas ushqimit, me modelin “Merr dhe Shko” të shitet edhe kafe, përcjellë tetovaexpress.

“Kam marrë informatën se propozimi ynë që krahas ushqimit, me modelin “Merr dhe Shko” të shitet edhe kafe, është pranuar nga Shtabi qendror i emergjencës dhe se vendimi do të fillojë të zbatohet prej ditës së nesërme. Nënkuptohet se kjo dëtë mund të zbatohet vetëm jashtë orës policore”, deklaroi për media Taravari.

Ai po ashtu njoftoi se javës së ardhshme, në cilësinë e kryetarit të Shtabit ndërkomunal të emergjencës – Gostivar, do t’i propozojë Shtabit qendror edhe lehtësime tjera, siç është të lejohet që lokalet të shërbejnë klientë edhe brenda, por të sigurohet distancë fizike prej 2 metrash dhe në nj tavolinë të lejohet të ulen më së shumti dy persona./mediafokus.info