Prej sot transport falas me helikopter për rastet më urgjente
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva, kanë promovuar një helikopter me pajisje të re për ndihmë urgjente mjekësore.
Resursi i ri është siguruar përmes bashkëpunimit me policinë sllovene e cila ka dhuruar pajisje për rinovim të një helikopteri, i cili mund të përshtatet për më shumë helikopterë.
Për ndryshimin e plotë të pajisjes nevojiten rreth 15 minuta, ndërsa intervenimi nga cilado anë e vendit mund të kryhet për 40 minuta.
Helikopteri ka pajisje mjekësore për transport ajror, ndërsa SPQ “8 Shtatori” do të mundësojë ekip profesionist me përvojë për shoqërim të pacientit.
Është e rëndësishme të theksohet se transporti për pacientët është plotësisht falas”, theksoi Manoleva./ts

