Prej të premtes, nxënësit e fshatit Haxhaj me shkollë të re

Nxënësit e fshatrave Haxhaj, Demiraj e Selishtë, nga nesër do të vijojnë mësimet në shkollën e re, të cilët, në vitet e fundit, mësuan në bodrumin e xhamisë së fshatit.

Arsim Dauti, anëtar i Këshillit të fshatit Haxhaj, ka thënë se ndihen jashtëzakonisht të lumtur që nxënësit po nxjerren nga bodrumi për t’i vijuar mësimet në shkollën moderne.

“Banorët e fshatit Haxhaj do të jenë gjithmonë mirënjohës ndaj kryetarit Lutfi Haziri, i cili e mbajti premtimin publik dhe, së fundmi, përshpejtoi intensitetin e punimeve deri në finalizim”, ka thënë Dauti për Mediafokus.info.

Dauti ka njoftuar se kjo shkollë ka gjithsej 83 nxënës.

Gjatë ditës, Komuna e Gjilanit ka njoftuar se shkolla fillore e fshatit Haxhaj do të inaugurohet nesër, në ora 13:30./MediaFokus/