Prekëse: Qeni përballet për vdekje me ujkun për të shpëtuar 10-vjeçarin
Qeni përballet për vdekje me ujkun për të shpëtuar 10-vjeçarin.
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Rusi ku një qen i ka shpëtuar jetën pronarit 10-vjeçar.
Sipas mediave të huaja qeni i racës “Jack Russell’ ka ngordhur gjatë përleshjes me një ujk i cili rrezikonte jetën e vogëlushit 10-vjeçar, i identifikuar si Yemelyan, i cili po luante “kukafshehti” me motrën e tij në Republikën e Komit në veri të Rusisë.
Nga pamjet shikohet momenti i sulmit dhe dëgjohen edhe ulërimat e qenit.

