Presidenten përpak nuk e zuri gjarpëri në Gërmi
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga përpak sa nuk është kafshuar nga gjarpëri, gjatë ecjes në parkun e Gërmisë.
Gjatë ecjes, ajo ka hasur në një gjarpër dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.
Ajo ka publikuar edhe një video të gjarpërit, duke kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes gjatë ecjes në natyrë.
Shkrimi i plotë:
Gjatë një ecje në Parkun e Gërmisë, sot hasa në këtë gjarpër.
Ju bëjë thirrje të keni kujdes dhe vëmendje të shtuar gjatë kohës në natyrë, pasi që ata po shihen shumë shpesh tanimë që koha është ngrohur.


 
 
						 
						