Presidentja Osmani pret Bajram Begajn: Kosova e Shqipëria duhet të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës
Në takimin e fundvitit, dy presidentët diskutuan për bashkëpunimin e pandalshëm dhe rrugën drejt BE-së.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim të ngrohtë fundvitit Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Ajo ka bërë të ditur se biseda është fokusuar në bashkëpunimin e pandalshëm mes dy shteteve dhe domosdoshmërinë që Kosova dhe Shqipëria të qëndrojnë gjithmonë pranë njëra-tjetrës.
Osmani tha se në prag të festave të fundvitit i ka përcjellë Begajt urimet më të përzemërta, me dëshirën që viti i ardhshëm të sjellë më shumë afërsi, më shumë bashkëpunim dhe hapa të suksesshëm drejt Bashkimit Evropian për të dy vendet.

