Haziri mbron Fidan Jupollin, ndien keqardhje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas lajmit për kërcënimin e gazetarit, Fidan Jupolli, shkruan Mediafokus.info.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Haziri është distancuar plotësisht nëse kërcënimet kanë ardhur nga LDK.

“Fidan, më vjen keq. Por, nëse janë të LDK-së (që është e pabesueshme), unë distancohem plotësisht. #meFidanin me za të lartë!”, ka shkruar Haziri./Mediafokus.info/