Presidentja Osmani zyrën e Presidencës e ka kthyer në dhomë të familjes
Izmi Zeka
Është për keqardhje keqpërdorimi i institucionit të presidentit-es nga presidentja Osmani. Zyra e Presidencës është kthyer në dhomë të familjes.
Nuk mundet askund në botë, as atje ku shteti është i dobët, e lere më në Evropë që zyra e presidentit-es të keqpërdoret në pritje të personaliteteve për t’i kënaq familjen.
Ajo që ndodhi dje me pritjen e Dua Lipes tregon qartazi se presidentja Osmani po e degradon çdo ditë nga pak institucionin e Presidentit.
Marre, besoni.
Thënë më qartë ky është skandal protokollar, por edhe shtetëror.
Duan që këtë shtet të vogël ta shkatërrojnë njëherë përmes anarkisë e pastaj edhe në syrin e botës.
Turp.
………………..
(Autori është ish-zëvendësministër i Brendshëm).

