Prezantohen pamje të reja: Autorët e sulmit u përgatitën në pronën e Radoiçiqit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media, së bashku me drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, prezantuan pamje që dëshmojnë dorën e shtetit serb në sulmin terrorist të para një jave, raporton express.

“Ky organizim terrorist kishte vetëm një qëllim: aneksimin e veriut të Kosovës”, tha Sveçla.

Ai tha se provat dëshmojnë ”përgatitjet e këtij grupi nga shteti i Serbisë në qendrat zyrtare të trajnimeve”.

“Në këtë tentim aneksimi janë angazhuar drejtpërsëdrejti presidenti Aleksandar Vuçiq, ministri i Mbrojtjes i Serisë, Milosh Vuçeviq dhe shefi i komandës së ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq”, tha Sveçla.

Ai tha se ushtria e Serbisë ia kishte dhënë grupit të gjithë armatimin.

Pamjet, siç tha ai, dëshmojnë se në derjtim të Policisë pati të shtëna me armë të kalibrave të rëndë edhe pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku.

“Përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi afër Jagodinës si dhe në Kopaonik. Të gjitha këto pamje janë siguruar nga dronët e grupit terrorist që i kemi konfiskuar”, tha Sveçla.

Ai tha se provat janë të pakontestueshme dhe se tani “është i domosdoshëm dënimi dhe saknsionimi i këtj sulmi terrorist nga faktori ndërkombëtar”.

“Shihen veprimet dhe aktivitettet e grupit terrorist në hapësirat e pronës së Milan Radoiçiqit”.