Prezantuesi grushtoi mbrëmë analistin në studio për çështje klikimesh

Kohëve të fundit nuk po është e çuditshme më asnjë ndodhi pasi që jemi mësuar të dëgjojmë fyerje, ofendime, fjalë nga më të ulëtat, grushtime e rrahje.

Në edicionin e fundit të “Mbrëmjet e Lajmeve” përpos lajmeve të tjera u diskutua edhe çështja e klikimeve, se çka duhet të përmbajë një emision për të marrë klikime.

Aty u tha që për marrë klikime “Emisioni duhet të ketë atmosferë të zymtë dhe ulëse që të vranë prapanicën, më pas i ftuar duhet gjithsesi të jetë Milaim Zeka, bashkëbisedues duhet gjithsesi të jetë Tomë Gashi por mund të jetë edhe Frashër Krasniqi, pastaj udhëheqësi i emisionit duhet të nxisë fyerje dhe fjalë banale mirëpo pasi të eskalon situata duhet të reagoj me fjalinë “ah ju lutem zotëri, kujdes fjalorin, jemi drejtpërdrejt”.

Në këtë moment prezantuesi i lajmeve në “Mbrëmjet të Lajmeve” e pyet analistin në studio se çfarë mendon për këtë çështje, ky i fundit e ofendon prezantuesin dhe ky e grushton. Krejt kjo, ne forme ironie, natyrisht.

Linku:

https://video.gjirafa.com/mbremjet-e-lajmeve/mbremjet-e-lajmeve-08-10-2020