Prifti vdes derisa po celebronte çiftin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një prift ka humbur jetën papritur gjatë celebrimit të një meshe dasme.

Famullitari 75-vjeçar të Vinchio-s, Don Aldo Rosso u godit nga një hemorragji cerebrale dhe u rrëzua përtokë, pikërisht në momentin e shkëmbimit të unazave.

Midis të ftuarve ishte edhe një mjek që u përpoq të ndihmonte famullitarin, por në kushtet e tij ishte e pamundur të shpëtohej.

Don Aldo, gjithashtu duhej të pagëzonte edhe djalin e çiftit.