Princi i Suedisë dhe bashkëshortja e tij rezultojnë pozitiv me COVID-19

Infeksionit me COVID-19 nuk i kanë shpëtuar as princi i Suedisë Carl Philip dhe gruaja e tij Princesha Sofia, raporton Mediafokus.info.

Sipas mediave suedeze, ata kanë simptoma të lehta të gripit dhe janë në karantinë në shtëpinë e tyre në kryeqytetin Stokholm.

Më tej theksohet se mbretëresha, motra e madhe e princit, Princesha e Kurorës Victoria, dhe burri i saj Princi Daniel do të testohen gjatë ditës , thuhet në deklaratë.

Suedia ishte një nga të paktat vende që nuk zbatoi masa të rrepta kufizuese dhe përkundrazi u mbështet në rekomandimet e publikut për të ndaluar përhapjen e virusit.