Prindërit mirëpresin lajmin për hapjen e çerdheve

Hapja e çerdheve në Kosovë pritet të bëhet së shpejti, për dallim prej shkollave, të cilat sivjet do të hapen vetëm për provime. Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për hapjen e çerdheve, tashmë ka filluar edhe përgatitja e objekteve për ri-fillimin e punës.

Këtij lajmi, më së shumti iu gëzuan prindërit, sepse është dashur të ndërrojë orarin e punës për shkak se nuk kishin kujdestarë për fëmijët e tyre.

Hapja e çerdheve parashihet të bëhet në fillim të muajit qershor, por duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së./mediafokus.info