Prishen dashnitë, 114 çifte i dhanë fund martesës gjatë prillit

Vetëm gjatë muajit prill të këtij viti 114 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Të dhënat janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Por nuk pati vetëm shkurorëzime, pasi që shumë çifte gjatë këtij muaji kurorëzuan dashurinë e tyre.

Sipas të dhënave të ASK -së vetëm gjatë muajit prill janë regjistruar gjithsej 1.466 kurorëzime.

Në muajin Prill 2024 janë regjistruar gjithsej 1 466 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 114 raste”, thuhet në raportin e ASK- së.