Prishtina e mposht Trepçën ’89 me rezultat 4:2

Prishtina ka arritur ta mposht Trepçën ’89 me rezultat 4:2. Kjo ndeshje është zhvilluar sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Golin e parë për kryeqytetasit e shënoi Sabien Lilaj nga penalltia pas 12 minutave lojë.

Pastaj Leutrim Kryeziu e dyfishoi epërsinë në minutën e 27-të. Bismark Sie e ktheu Trepçën ’89 në lojë në minutën e fundit të pjesës së parë, kur e paraboloi portierin Haxho.

Pas një ore lojë, Besnuk Krasniqi shënoi gol të jashtëzakonshëm nga largësia, me Gauthier Mankenda që realizoi golin e katërt për bardhekaltrit në minutën e 66-të.

Arbnor Muja i dha një fije shpresë mitrovicasve kur e shënoi golin e dytë 20 minuta para fundit, por kjo ishte e gjitha çka Trepça mundi të bëjë në këtë takim të dominuar nga kryeqytetasit.

Pas kesaj fitoreje, Prishtin ngjitet në pozitën e katërt me 18 pikë, 11 më pak se lideri Ballkani.