Prizrenasi vdes duke luajtur futboll
Një person në Prizren ka vdekur duke luajtur futboll. Në të vërtetë, atij i është keqësuar gjendja derisa ishte duke luajtur, por në spital mjeku vetëm ka mundur ta konstatojë vdekjen e tij.
Prizren, 13.02.2022 – 15:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke luajtur futboll, i është keqësuar gjendja shëndetësore. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për Obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.

