Problemet me frymëmarrje vazhdojnë tek disa pacientë edhe pas Covid 19

Një pjesë e pacientëve që e kanë kaluar Covid-19, vazhdojnë të kenë akoma probleme me mushkëri dhe kjo bën që në Klinikën e Pulmologjisë ngarkesa të jetë më e madhe.

Sipas pulmologut Besim Morina, një pjesë e konsiderueshme e pacientëve që e kalojnë Covidin vazhdojnë të kenë probleme me frymëmarrjen dhe një pjesë e madhe e tyre kërkojnë ndihmë, pasi kanë nevojë për oksigjen shtesë.

“Një pjesë ankohet për kollë të vazhdueshme, një pjesë për marramendje, për dhimbje gjoksi, probleme të tjera në formë të djersitjes. Pra është një grup i madh i pacientëve që vazhdojnë të mos ndihen mirë”, deklaroi Morina për Ekonomia Online.