Projektet në Gjilan po dështojnë si rezultat i paaftësisë udhëheqëse e menaxheriale

Pushteti në Gjilan duhet të përfundoj projektin e varrezave të dëshmorëve, t’i rris pagat e punëtorëve të tregut, t’i ekzekutojë mjetet për “Hendikos-in” dhe “Pemën”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i AAK në Gjilan, në një reagim në profilin e tij në facebook.

Ai ka rikujtuar se bartja e këtyre mjeteve është miratuar nga anëtarët e Kuvendit Komunal në seancën V të mbajtur më 5 shtator 2024.

Qeverisja komunale po vazhdon të përdor instrumentin e vetëm qeverisës në fundin e mandatit të saj, atë të mashtrimit dhe propagandës, ku sot paska listuar disa projekte te pa realizuara me arsyetimin se janë bllokuar nga opozita, ndër to edhe projektet e lartshënuara.

Por të gjitha këto projekte ia kujtoj qeverisjes komunale se me datë: 05.09.2024, me propozimin tim janë miratuar nga të gjitha subjektet opozitare në kuvend dhe ka marrë rrugën ligjore për procedim të mëtutjeshëm e që ekzekutivi nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ekzekutimin e këtyre mjeteve për realizimin e këtyre projekteve.

Aleanca ka qenë konstruktive edhe në tejkalimin e buxhetit po për ne është e papranueshme tendenca për të gjetur arsyetim për këto projekte dhe shumë të tjera të pa realizuara si rezultat i pa aftësisë udhëheqëse e menaxheriale, përfundon Gagica.