Peci&Pacolli: Blemjë votë, nepotizëm dhe ushtrim ndikimi

Halil Matoshi

Me i veçu “votuesit e ndryshimit” (siç deklaron pa iu trèm syni ministri Peci) tue i shpërbly ata me pare publike âsht krim i trefishtë:

1. Pushteti nuk ka të drejtë me i shpërbly votuesit (rasti i subvencinit p’ej 100 mijë € të vllaut të deputetes Fitore Pacolli) sepse âsht blemje vote!

2. Pushteti nuk ka të drejtë me i refuzu qytetarët që nuk janë votues të partisë në pushtet sepse polarizon shoqninë dhe then kohezionin kombëtar, tue kriju klasa fituese dhe t’përmbysuna, si në epokën e kolhozeve staliniste.

3. Pushteti nuk katë drejtë me i subvencionu firmat fantome (asht konfirmu se kompania e vllaut të deputetes asht kriju veç katër ditë para subvencionimit!?) sepse vërtetohet ushrimi i ndikimit dhe ryshfeti.

P.S.

Qeveria Kurti paret e publikut po i trajton si të babës!?

Ministri Peci bashkë me deputeten Pacolli duhet të jenë subjekte të Prokurorisë Speciale, i pari për keqpërdorim të detyrës zyrtare e ryshfet; në fushata parazgjedhore munet me u trajtu si ‘blemje vote” simas deklaratës së vet atina, se nuk munet me i refuzu votuesit e ndryshimit!?, kurse e dyta për ushtrim ndikimi politik dhe nepotizëm!

Ndryshe kjo munet me u cilësu “gjakderdhje finansiare” simas fjalorit të Albin Kurtit.