Prokuroria e Ferizajt urdhëron ndalimin e punimeve në rrugën ‘Gëzim Sahiti’

Pas reagimeve dhe deklaratave të AVONET ndaj shqetësimeve për mos respektim të vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka urdhëruar inspektoriatin komunal në Ferizaj që të ndalojë punimet që po zhvillohen kundërligjshëm në rrugën “Gëzim Sahiti”.

Reagimi i prokurorisë vie si rezulatat i takimit të përbashkët me Kryeprokurorin z. Jashari, AVONET dhe banorët e lagjes.

Në takim u shtjelluan dhe u prezantuan të gjitha faktet, provat dhe gjendja faktike, e rastit në fjalë.

Prokuroria me veprimet e saj ndaloi vazhimim e shkeljeve ligjore nga kompania e përfshirë në çështje, thuhet në njoftim.