Prokuroria në Gjilan ndalon dy të dyshuar për trafikim me njerëz

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas aplikimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, sot ka ndaluar dy persona me inicialet A.S. dhe R.S., të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘Trafikim me njerëz’.

Ekziston dyshimi se të lartcekurit, gjatë muajve korrik dhe gusht 2021, kanë trafikuar dy viktima të mitura, njëra rreth moshës 15-vjeçe, ndërsa tjetra 17-vjeçe, në rajone të ndryshme të Kosovës.

Të dyshuarit, me urdhër të prokurorit të shtetit, gjendet në ndalim 48 orësh, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.