Prokuroria në Hagë e fton edhe Tomë Gashin e Faton Klinakun

Avokati Tomë Gashi, ka bërë të ditur se Policia e Prokurorisë Speciale ka kërkuar nga ai dhe Faton Kliniku që të lajmërohen në policinë e EULEX-it në Fushë Kosovë, raporton Mediafokus.info.

Por,  pwrmes njw njoftimi nw Facebook, Gashi ka thënë se s’do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje.

Ky është postimi i plotë:

DUKET QË DO TË KETË ARRESTIME TË REJA NGA GJYKATA SPECIALE

Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë, duket se nuk e kanë të qartë se Nasim Haradinaj e Hysni Gucati nuk e pranojnë Gjykatën Speciale, ashtu siç nuk e pranon as Faton Klinaku.

Para pak qastesh Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë kërkoj që unë ai avokat i OVL të UÇK-së, të lajmërohem në policinë e Eulexit në Fush? Kosovë së bashku me Faton Klinakun.

Unë kësaj thirrje nuk do ti pergjigjem, ngase nuk e kam pranuar dhe nuk e pranoj Gjykatën Speciale.

Sonte ose shihemi në ndonjë debat televiziv ose unë dhe Faton Klinaku do të flasim për çështje kombëtare në Hagë me Nasim Haradinajn.

Tani Gjykata Speciale e ka humbur arsyen dhe don te arrestoj edhe avokatët që i mbrojnë veteranët e UÇK-së.