Prokuroria Speciale demanton gënjeshtrën e Tomë Gashit për Martin Berishajn
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ka demantuar publikisht avokatin Tomë Gashi rreth intervistimit të ambasadorit Martin Berishaj.
E për këtë diku rreth mesditës në një njoftim publik doli avokati i Berishajt, Tomë Gashi.
“Martin Berishaj qysh me 27.01.2023 ka paraqit kerkese per te dhene deklarate sqaruese ne Prokurorine Speciale te Republikes se Kosoves lidhur me pretendimet qe kan dale ne media Martini tashme ka dhene deklarate ne PSRK. Deklarata e tije eshte konfidenciale”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.
Por, në një komunikatë zyrtare për media të lëshuar nga Prokuroria Speciale, bëhet e ditur se intervistimi i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, është bërë me ftesë të Prokurorit Special.
Intervistimi i Berishajt, i dyshuar për “shpërlarje të parave” ka zgjatur më shumë se 10 orë.
Ai nuk pranoi që të komentojë asgjë nga intervistimi, duke u arsyetuar se “është konfidencial”.

