Prokuroria Speciale dhe Policia sekuestrojnë rreth 15 kilogramë substanca narkotike në Ferizaj, arrestohen dy persona
Një operacion i përbashkët mes Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike.
Aksioni është zhvilluar sot në Komunën e Ferizajt, si pjesë e një hetimi të gjatë ndaj një grupi të dyshuar kriminal të organizuar.
Komunikata e plotë:
SEKUESTROHEN RRETH 15 KILOGRAMË SUBSTANCË NARKOTIKE, ARRESTOHEN DY TË DYSHUAR
Prishtinë, 13 prill 2026 – Një operacion i përbashkët me Policinë e Kosovës, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike.
Aksioni i realizuar sot në Komunën e Ferizajt, me pjesëmarrjen e prokurorit të rastit,
Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar rreth 15 kilogramë substancë të dyshuar të llojit heroinë.
PSRK-ja, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin

