Propozohet edhe kandidatura e Arban Abrashit

Në Kuvendin Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është propozuar kandidatura edhe e Arban Abrashit nga një delegat i Kuvendit, raporton Mediafokus.info.

Por, Mediafokus.info merr vesh nga burime brenda kësaj mbledhje se Abrashi nuk e ka pranuar kandidaturën.

Ndërkohë, 328 delegatë prezentë të Kuvendit Zgjedhor të LDK’së kanë miratuar kandidaturën e Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut dhe Besian Mustafës, raporton Mediafokus.info.

Burime të Mediafokus.info bëjnë me dije se secila kandidaturë është miratuar me votim në parim, ndërkaq në këtë moment po përpilohet lista për votim të fshehtë.

Pas pak, pritet të nis votimi nga delegatët.

Paraprakisht, Kuvendi ka zgjedhur Komisionin Kandidues dhe procesmbajtësit./Mediafokus.info/