Propozohet modeli i ri i lejes së lehonisë, babai të ketë drejtë një muaj pushim me pagesë

Me ligjin e ri të punës po rekomandohet që gjashtë muajt e parë pas lindjes, të konsiderohen si leje e lehonisë për nënën. Në të tri periudhat e propozuara të lejes së lehonisë dhe lejes prindërore, organizatat joqeveritare kërkojnë që një muaj lirim nga puna të jetë edhe për baballarët dhe këto ditë mos të kenë mundësinë të transferohen për nënën.

Në modelin e propozuar sot, u tha se gjashtë muajt e parë të lehonisë të paguhen nga shteti, tre nga punëdhënësi dhe tre të tjerë të jenë pa pagesë.

Në diskutimin mbi Ligjin e Punës-dispozitat që rregullojnë lejen e lehonisë dhe lejen prindërore për të punësuarit të organizuar nga Forumi Ekonomik i Grave (WEF) në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe Iniciativa për Stabilitet u theksua se gratë janë të diskriminuara në tregun e punës edhe në rastin kur intervistohen, transmeton KP.