“Provojeni kur të doni, por herën tjetër nuk do kemi mëshirë…” – Tahiri i reagon ministres serbe
Ridvan Tahiri i ka reaguar ashpër ministres së Vuçiqit e cila tha se Millosheviqi është dashur ta spastrojë etnikisht Kosovën nga shqiptaret.
Mesazhi i plotë i çlirimtarit, Ridvan Tahiri:
I respektuam ligjet e luftës deri maksimum, por prap së prap u tradhtuam nga shërbetorët e juaj (shqiptarë e evropianë).
Herave tjera lojën do e luajmë pa rregulla.
Nëse kërkoni shfarosje dhe spastrim etnik ndaj shqiptarëve, atëherë bëni gati kampet e refugjatëve për serbët e Kosovës në Serbi.
Provojeni kur të doni si të doni, por herën tjetër nuk do kemi mëshirë sikur herave tjera.
Ata që tentuan ta shfarosin këtë popull i kanë eshtrat në Beograd.

