Pse daja Dullë s’mbante musteqe?
Sabit Rrustemi
Nashta ju kam lodhë tuj e përmend dajën Dullë, po, i mirë a i keq, m’ka ra hise. Ai tash asht n’atë dynjanë e gatë, e unë në kët të shkurtën, po qe, qysh t’bje n’men pa pritë e pa kujtue.
I shkreti, i hjekun shumë e tanë jetën e kaloj pa musteqe. Kush e ka pa e, e ka majtë n’men’, k’ta e di… po, ps’e m’u kujtuen musteqet e tij tash. n’pikë t’natës, ju n’kofshi Bektesh, merrne vesh.
Ardhke shpesh ai te na, e sa herë ardhke, pa qillu edhe dikush tjeter mysafirë nuk metke.
Pej miqasisë shumë nuk i vinte merzi, a nipat, k’ta ma t’rijtë, s’mujke m’i durue.
E ngucshin ata, pak si teper. Me çelë muhabet e kishin, po… edhe e teprojshin, anise aj nuk i lake keq, jo.
Ju pikën niherë n’t’lehtë, Zijahi e Ramadani:
– Allahile daja Dullë pse ti nuk banë musteqe?
– Shuni be shejtana, e vej n’musteqe t’mija po ju rrinë ato trofçe?! e kish fjalen per mentë e tyne.
– Jo, jo daja Dullë, me na kallzue, nuk e l’shojshin n’dy kamtë.
E, me t’u pikë ata dy, ish si me t’u pikë mizat e kalit midis vere.
– Jo valla daja Dullë po dona me na kallzue…
Aj shnatke e shnatke, e dikur e pake qi k’ta s’po nalen, edhe ju kthejke:
– A mem kalue mini neeper musteqe, po doni, a ? Shejtana bre…
– Jo daja Dullë, mini hec edhe anej kah s’ka musteqe.
Ai u nalke ni hamle, se, Zijahi, jazbac, kahdo me sill, pa t’grithë nuk e lake, ani ma me fjalë.
Ama, daja Dullë i shkreti, nime dokë s’ka pasë, fukara sa t’dush, po për men…kish sa t’dush.
-Hy budalla, aj hec edhe kah s’ka musteqe, se mi asht, po shteg s’un ban… A, qe ky nipi jem, edhe u kthejke kah unë, ky qi ka musteqe, me ba ky me l’shue niherë mi ra k’tupari, mini s’nalet hiç, ma …
Po, Zijahi s’dashke me lanë n’tina:
– Ani daja Dullë, a s’po ban edhe minit me ja çelë ni shteg a?
Ai ja niske e keshke n’za niherë, se qetu e pritke:
– Jo ban o nalet, ban…po aj qat shtegin qi ja çelë ti, sahora udhë e ban…
Edhe s’kishe ma shka m’i thanë …

