Lutfi Haziri pas vdekjes së Bajram Kadriut: Falëmnderit, Avokati im!

Pas ndarjes nga jeta të ish-avokatit e ish-gjykatësit të njohur nga Gjilani, Bajram Kadriu, ka shprehur pikëllimin edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, transmeton Mediafokus.info.

Kadriu ishte avokat i Hazirit në kohën sa u gjykua nga ish-regjimi, në vitin 1998.

“Paska ikur nga kjo botë avokati, Bajram Kadriu. Pas Osman Arifit, Bajram Kelmendit e Nekibe Kelmendit, Bajram Kadriu mbetet engjëlli mbrojtës në grupin e të akuzuarve në Gjilan për liri, demokraci e pavarësi të shqiptarëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve e kolegëve. Falëmnderit, Avokati im!”, ka shkruar Haziri./Mediafokus.info/