Moti në Kosovë për ditën e nesërme

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta bore, kryesisht në orët e paradites.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të lëvizin minus 3 dhe minus 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 0 dhe 2 gradë Celsius.

Të enjten parashihet të jetë me kthjellime të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 6 dhe minus 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 2 dhe 4 gradë Celsius.