Pse duhet të hani grurë të zier

Zierja e grurit nuk është diçka e panjohur te ne. Konsumimi i grurit të zier ka ndikim pozitiv në parandalimin e disa sëmundjeve, si kapsllëku, hemorroidet dhe kanceri i zorrës të trashë.

Gruri është i pasur me vitamina B, që janë të domosdoshme për organizmin e njeriut. Gruri i zier përmban fitonutritiente që kanë efekt kundër kancerit, sidomos kundër kancerit të gjirit.

Një studim tregon se konsumimi i një sasisë së vogël të sythave të grurit integral zvogëlon bakteret në jashtëqitje, për të cilat mendohet se nxitin kancerin në zorrë të trashë.

Përdorimi i grurit integral të zier ndihmon në rregullimin dhe ruajtjen e peshës aktuale, sepse parandalon lajmërimin e sindromës metabolike të grumbullimit të yndyrave në hapësirën e stomakut.

Gruri i zier është i pasur me betainë, një përbërës i dobishëm që luan rol të rëndësishëm në zbutjen e proceseve të inflamatore.

Gruri integral ndikon si laksativ natyral, pasi është i pasur me fibra të shumta, fosfor dhe vitamina B.

Jo rastësisht, në traditën tonë të gatimit, gruri i zier është pjesë e menysë ushqimore.