Pse i kërkoi Kurti folderat e Hotit?

Derisa në Kuvend po pritet konstituimi i legjislaturës së tetë, kreu i LVV-së po vazhdon të përsëris se dialogu nuk është prioritet i tij.

Albin Kurti po thekson se ky proces është zvarritur, meqë është nxituar.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka shtuar së sapo të marrë mandatit duhet të shikojë dokumentet se ku e ka lënë ish-kryeministri Avdullah Hoti procesin e dialogut.

“Mua më duhet t’i marrë ato dokumentet se nuk e di se ku e ka lënë zotëri Hoti. sepse herën e kaluar kur kam hyrë në zyre folderet kanë qenë të zbrazëta. Duhet të përgatitemi mirë për dialog, për këtë arsye, unë nuk jam që të ngutemi. Më mirë është të jemi më modest dhe realist se sa të themi fjalë të mëdha dhe shkurtra. Nuk e kemi komoditetin për dështime të radhës”, ka deklaruar Kurti.