Pse Maqedonia e Veriut po tërheq më shumë investime gjermane se Kosova?
Në “Përballje Podcast”, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Besnik Vasolli, ka krahasuar nivelin e bashkëpunimit ekonomik që ka Maqedonia e Veriut me Gjermaninë, me atë që ka Kosova — duke theksuar se dallimi është i madh dhe tregon nevojën për veprim konkret institucional.
“Maqedonia e Veriut ka pesë miliardë euro qarkullim ekonomik me Gjermaninë, ndërsa ne jemi diku te 700–800 milionë euro. Pesë miliardë me shtatëqind, tetëqind – është shumë pak,” tha Vasolli.
Ai shtoi se Maqedonia ka avancuar në mënyrë të qëndrueshme, veçanërisht në sektorët industrialë dhe të energjisë./telegrafi/

