Shkon në mbi 200 numri i të infektuarëve

Ka shkuar në mbi 200 numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë për ditën e sotme. 

Sot më 8 korrik janë testuar 413 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe terreni, prej të cilëve 214 raste rezultuan pozitivë.

Numri total i rasteve pozitive është 4.100 nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 8 korrik 2020, janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 2.063 raste, kurse raste aktive janë 1.951.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 68 raste, komuna Ferizaj 55 raste, komuna Mitrovicë 35 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë, Shtime.