Paralajmërohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, tha se qeveria është e detyruar të marrë masa radikale nëse është nevoja, duke mos përjashtuar as shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Nëse vazhdon kështu do të detyrohemi të marrim masa radikale. Ndoshta, ndoshta edhe shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme”, u shpreh Selmanaj në Rubikon.

Ai tha se nëse ky trend vazhdon, “jemi të detyruar t’i përgjigjemi secilës situatë”. /Mediafokus.info/